Rritja e produktivitetit bujqësor ka përmirësuar situatën globale të ushqimit, megjithatë në gjithë botën çdo i nënti person nuk ka mjaftueshëm për të ngrënë.
Sipas raportit të fundit të OKB-së, numri i personave të uritur në botë ka rënë, , mirëpo rreth 795 milionë njerëz nuk kanë mjaftueshëm për të ngrënë. Ky informacion ka dalë nga raporti i urisë globale për vitin 2015 nga tri organizatat e OKB-së, i cili u paraqit në Romë.
Gjatë fillimit të vitit 1990 numri i personave që vuajnë nga uria, ka arritur në më shumë se një miliardë.
Arsyeja për këtë zhvillim pozitiv, ishin ndër të tjera rritja ekonomike në vendet siç janë Kina dhe India dhe bujqësia më produktive. Pjesa më e madhe e njerëzve që vuajnë nga uria jetojnë në Azi dhe Afrikë, kryesisht në jug të Saharës.
72 nga 129 vende kanë arritur të ashtuquajturin “Qëllimin e Zhvillimit të Mijëvjeçarit” të Kombeve të Bashkuara, i cili parasheh zvogëlimin përgjysmë të përqindjes së njerëzve të uritur.
“Fakti që ne kemi arritur pothuajse objektivat e Zhvillimit të Mijëvjeçarit për uri, tregon se ne mund të luftojmë urinë në botë plotësisht”, tha Drejtori i Përgjithshëm i OKB-së për Ushqim dhe Bujqësi, Jose Graziano da Silva. Mirëpo një problem tjetër është shpërndarja e pabarabartë e ushqimit.
“Pothuajse një e treta e ushqimit që ne konsumojmë, rreth 1.3 miliardë tonë në vit, hedhet ose shkatërrohet. Hedhja e mbeturinave nga familjet, bizneset dhe restorantet është një problem i madh në vendet e zhvilluara”, citoi da Silva.
Spektakël në pjesën e parë të finales së Superkupës së Spanj...
Labinot Rexha merr një vërejtje nga Vëllai i Madh për ofendi...
Barcelona në epërsi ndaj Real Madridit
Rrëshkitja e masivit të dheut në Bashaj/ Ministri Vengu në t...
“Deri në pikën e fundit të gjakut”, vjen reagimi i Kubës pas...
Osmani dekoron nesër personalitetin e sportit botëror, Hasan...