
Kryeministri Sali Berisha, duke folur gjate nje mbledhje qeverie, ku ka sulmuar programin e PS per vendosjen e takses progresive, duke e cilesuar si marrezine e radhes te kryetarit te opozites.
Teksa i është kërkuar një koment për qëndrimin në heshtje të LSI-së për protestën e opozitës, ish kryeministri Sali Berisha i ka bërë një ftesë kësaj force politike sipas tij të bëjë bilancin dhe të zgjedhë në cilin krah do të rrijë, qytetarëve apo banditokracisë.
“Ky është moment kritik për çdo forcë politike. Çdo forcë politike që nuk ka humbur prekjen, lidhjen me qytetarët, është e ftuar të bëjë bilancin, të bëjë zgjedhjen në anën e krimit, banditokracisë apo në anën e qytetarëve”.
Pra po ftoni LSI?
Berisha: Edhe Rama po të dojë të largohet të krijojë qeveri teknike.
Kush e drejton qeverinë teknike?
Berisha: Do vendosin forcat politike kush do e drejtojë, unë them që s’pengohet asnjë që të japë kontribut në qeverinë teknike.
Do e njihni rezultatin nëse rikonfirmohet në zgjedhjet e Qershorit Rama kryeministër?
Berisha: Zgjedhjet e qershorit me Ramën s’mund të ketë, më vjen keq, duhet të kuptojë çdo shqiptar këtë moment kritik dhe jetik. Përveç vitit 91 s’ka pasur kurrë protestë 4 muaj para zgjedhjeve.
Shkoi për të punuar në hidrocentral, vdes në Maliq inxhinier...
Inflacioni në Kosovë dyfish më i lartë, Shqipëria afër 3 pë...
Tragjedi në Itali: 2-vjeçari ndërron jetë pas transplantit t...
Hungaria bllokon kredinë prej 90 miliardë eurosh të BE-së pë...
‘Zbarkimi i mundshëm i FSK-së në Gaza’, Maqedonci: Ka qenë v...
Organizata “Kolektivi për mendim dhe veprim feminist” kundër...