Shënohet incidenti i parë në protestën e opozitës në Shqipëri
Dy të rinj, pjesë e Forumit Rinor të PD, kanë sulmuar një person. Ngjarja është shënuar pranë Piramidës, jo në çadrën e protestuesve.
Sipas burimeve zyrtare të Policisë, mësohet se Aurel Lafetaj, së bashku me Ermir Gjeta, kanë dhunuar me grushte shtetasin Elton Çomo.
Ky i fundit mësohet se ka pësuar dëmtime në kokë dhe ndodhet në spital ku dhe po ndiqet nga mjekët.
Të rinjtë demokratë janë shoqëruar nga uniformat blu në Komisariatin numër 1 në Tiranë.
Fillimisht autorët kanë shkëmbyer SMS me të plagosurin dhe më pas kanë dalë nga çadra dhe janë takuar tek Piramida ku edhe ka nisur konfrontimi fizik.
Kuvendi mblidhet sot, ky është rendi i ditës
Parashikimi i motit për të premten
Trump: Irani më mirë të mos i detyrojë të paguajnë anijet që...
NASA: Artemis II drejt kthimit në shtëpi, ekuipazhi do të zb...
Rutte: Vendet aleate të ngadalta në mbështetje të SHBA-së pë...
Muriqi tregon nëse do të pensionohet nga Kombëtarja e Kosovë...