Ata kishin një vit të fejuar por një pakujdesi e sotmja gjatë drejtimit të makinës, ia ka ndërprerë ëndrrën në mes.
Nga aksidenti tragjik sot në Cërrik humbi jetën 20-vjeçarja Kamela Hamiti nga Elbasani ndërkohë që u plagosen edhe katër të tjerë.
Albeu.com mëson se drejtues i automjetit tip Volkswagen Golf IV ishte 24-vjeçari S.Hoxha me banim në fshatin Thanë të Cerrikut.
24-vjeçari ishte i fejuari i Kamelës, ndërkohë që së bashku me ta në makinë ishte edhe një i afërm i të ndjerës.
Makina ku udhëtonin të rinjtë ishte blerë në fund të vitit 2015, ndërkohë që 24-vjeçari kishte jetuar për disa vite në Itali.
Çifti pritej që të zhvillonin dasmën në muajt e ardhshëm.
Shkoi për të punuar në hidrocentral, vdes në Maliq inxhinier...
Inflacioni në Kosovë dyfish më i lartë, Shqipëria afër 3 pë...
Tragjedi në Itali: 2-vjeçari ndërron jetë pas transplantit t...
Hungaria bllokon kredinë prej 90 miliardë eurosh të BE-së pë...
‘Zbarkimi i mundshëm i FSK-së në Gaza’, Maqedonci: Ka qenë v...
Organizata “Kolektivi për mendim dhe veprim feminist” kundër...