Kleriku i verbër, që konsiderohej si ideatori i një serie sulmesh terroriste që do të mbillnin vdekjen në Nju Jorkun e viteve 90, u nda nja jeta në një burg amerikan.
Sheikh Omar Abdel-Rahman, i cili dikur predikonte në xhamitë e Nju Jorkut, u dënua me burgim të përjetshëm në 1996-n për planifikimin e sulmeve në zona turistike të këtij qyteti, me qëllimin për të ndalur mbështetjen e SHBA-së për Izraelin dhe Egjiptin.
Ai u akuzua edhe për frymëzimin e bombardimit në “World Trade Center” në vitin 1993 ku vdiqën 6 persona, edhe pse nuk u dënua për këtë sulm. Gjykatësi në procesin e tij gjyqësor deklaroi se nëse planet e tij do të ishin vënë në veprim, mijëra njerëz do të ishin vrarë. I pagëzuar me pseudonimin “Sheiku i verbër”, ai dyshohej gjithashtu për përfshirje në sulme të dhunshme në Egjipt e për bashkëpunim të afërt me Al Kaedën.
Vdekja e Sheikh Rahman u njoftua në kryeqytetin egjiptian të Kairos nga familja e tij.
Ukraina dhe Rusia së bashku humbën pothuajse 1.8 milion usht...
Hasani: Politikanët në pushtet e kanë kompleks që s’ishin pj...
Nagavci shpreh ngushëllime për vdekjen e nxënësit Zejn Zejnu...
Moti sot në Shqipëri i vranët dhe me shi
Rinumërohen 80 për qind e votave
Moti sot në Kosovë