Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, pritet që të udhëtojë nesër në Tiranë, për të marrë pjesë në Forumin Ekonomik të Vjenës.
Këtë e ka konfirmuar një burim i Klan Kosovës brenda kryeministrisë.
Por, Zyra për Informim e Kryeministrisë nuk i është përgjigjur interesimit të Klan Kosovës për informacione rreth vizitës së kryeministrit në Tiranë.
Drilon Zogaj, zëdhënës për media në zyrën e kryeministrit, ka thënë se nuk mund të japë detaje për këtë çështje “Ende nuk kemi informacione të sakta. Nuk e di nëse Kryeministri Mustafa do të udhëtojë nesër në Tiranë”.
Por, kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka paralajmëruar se nëse Isa Mustafa në këtë forum do të prezantohet si “Kryeministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës”, ai do ta lëshojë takimin.
Kështu ka thënë një zyrtar serb që pritet të jetë në delegacion me shefin e qeverisë serbe, gjatë qëndrimit në Tiranë, sot dhe nesër, sipas të cilit, mund të priten provokime.
Barcelona fiton në fund ndaj Osasuna dhe forcon kreun në LaL...
Grenell reagon pas vendimit të Trump për reduktim të trupave...
Një 17-vjeçar plagoset me armë zjarri në Prizren, i dyshuari...
Parashikimi i motit për nesër
Edi Rama hap ekspozitë personale në Berlin, skulpturat vendo...
U konstatua helm për minj në ushqimin për fëmijë HiPP, arres...