Protesta në Tiranë, ku siç u informua më parë, do të drejtohet nga protestuesit. Në turmë, u bashkua Lulzim Basha dhe ish kryeministri Sali Berisha por dhe deputetë demokratë, shkruan portali Arbresh.info.
Basha thotë se një grup kriminelesh po bëjnë gjithçka, “Shqipëria u bë një vend krimi, ata dështuan me demokracinë, dështuan me korrupsionin”, tha Basha
Ai thotë se kjo qeverisje ka detyruar 300 mijë shqiptar të braktisin vendin, kjo duhet të merr fund. Basha thotë se ne kemi qenë në pushtet dhe e dimë sa e vështirë është kjo, ne punuam për të mirën e vendit tonë , a punuam mjaftueshëm jo, por a e lamë vendin në duart e krimineleve jo, vazhdon Basha. Ai thotë se është i gatshëm të ndërtoj me ju për ju një të ardhme të re për çdo shqiptar të ndershëm , sot më shumë se kurrë .
“Unë e kam vendosur të qëndroj në shesh, ju ftoj të qëndroni dhe ju”, është shprehur Basha, ndërsa më pas protestuesit i janë përgjigjur se do të qëndrojnë bashkë.
“Rroftë Shqipëria, Zoti e bekoftë Shqipërinë”, tha Basha në fund të fjalimit të tij
Protestuesit mbajnë në duar pankarta kundër rilindjes por dhe tre dordolecë me figurën e kryeministrit Edi Rama, ministri i Brendshme Saimir Tahiri dhe ministrin Ilir Beqaj, dy ministrat më të përfolur për korrupsion./Arbresh.info/
Barcelona fiton në fund ndaj Osasuna dhe forcon kreun në LaL...
Grenell reagon pas vendimit të Trump për reduktim të trupave...
Një 17-vjeçar plagoset me armë zjarri në Prizren, i dyshuari...
Parashikimi i motit për nesër
Edi Rama hap ekspozitë personale në Berlin, skulpturat vendo...
U konstatua helm për minj në ushqimin për fëmijë HiPP, arres...