Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka deklaruar se NATO “provokon vazhdimisht” Rusinë dhe ka shtuar se “ata po mundohen të na tërheqin në drejtim të një konflikti”, raporton Anadolu Agency (AA).
Deklarata e Putinit ka ardhur gjatë një fjalimi të mbajtur në një takim me drejtues të Shërbimit të Sigurimit Federal të Rusisë (FSB). Duke rikujtuar takimin e NATO-s në Varshavë, Putin ka thënë: “Në këtë takim Rusia është pranuar për herë të parë si kërcënim sigurie për NATO-n dhe theksuan se pengimi i Rusisë është masoni zyrtarë i kësaj aleance.”
Duke vënë në dukje se çdo ditë e më shumë NATO po vendos artileri tokësore strategjike nën drejtimin e vendeve lider të NATO-s duke kaluar kufijtë, Putin në vijim shtoi: “Po provokojnë Rusinë. Po mundohen të na tërheqin drejt një konflikti.”
Putin thirrje për dialog
Putin ka akuzuar NATO-n se po përzihet në punët e brendshme të Rusisë dhe po punon për të destabilizuar këtë vend. Ai e ka cilësuar këtë gjë si “shqetësuese”.
Ndërsa duke vënë në dukje se duhet një dialog mes institucioneve të Shërbimeve Inteligjente të Rusisë me ato të SHBA-së dhe vendet e tjera anëtare të NATO-s, Putin ka thënë se kjo do të jetë në të mirë të gjitha palëve.
Ai ka bërë thirrje për dialog dhe ka shtuar se nuk është Rusia shkaktari i prishjes së dialogut mes agjencive të inteligjencës.
Tragjedi në Kaçanik: Dyshohet se një person ra në bunar, nxi...
Studimi: Rreziku kardiovaskular te meshkujt nis më herët nga...
Fushtica: Nga tërmeti nuk raportohet për dëme të serioze apo...
Komuna e Prishtinës del me udhëzime për qytetarët pas tërmet...
Volcanodiscovery: Për 30 ditë Kosova u përball me 36 tërmete...
Emocione në Big Brother: Luizi surprizohet nga vajza e tij, ...