Gruaja e cila dyshohet se është autorja e vrasjes së gjysmë vëllait të Kim Jong-un, në një aeroport në Malajzi ka folur për autoritetet malajziane pas arrestimit.
Ajo ka thënë se ishte mashtruar nga një grup miqsh, që disa ditë më parë i kishin thënë të bënte një shaka me Kim Jong-nam, duke i afruar një shami me helm që do të ishte e parrezikshme për jetën e tij.
“Unë e bëra këtë veprim sepse mendova dhe isha e bindur nga miqtë e mi se kjo do të ishte thjesht një “shaka””, tha ajo.
Policia në Kuala Lumpur tha dje se ka arrestuar vajzën e dyshuar që në pamjet filmike që dolën në media, si momentet e para pas vrasjes, mbante një bluzë të bardhë të veshur ku shkruante “Lol”.
Ajo është 28-vjeç dhe quhet Doan Thi Huong, por besohet se emri i saj nuk është ky i vërteti.
Një grua e dytë është arrestuar si e dyshuar për vrasjen. Ajo është quajtur Siti Aishah 25 vjeç, nga Indonezia, dhe në pranga ra edhe i dashuri i saj. Deri tani janë 3 të arrestuar.
Sakaq, mediat kanë publikuar edhe një foto e cila tregon dinamikën se si ka ndodhur vrasja.
Për katër vjet, 20 mijë pensionistë më shumë në Kosovë
Të huajt njoftohen me rregullat e reja në kufi, shtetasit e ...
Milan nuk e shfrytëzon gabimin e Interit, mposhtet nga Lazio
Spanja do të lansojë një mjet të ri për të matur urrejtjen n...
Shkencëtarët zbulojnë “shqisën e shtatë” te njerëzit
Tre mënyra të lehta për të luftuar lodhjen me ushqim