Ministria e Drejtësisë është duke hetuar rastin e grisjes së librit të Nënë Terezës dhe Biblës si dhe konfiskimit të fletoreve të të akuzuarve për ngjarjet në Lagjen e Trimave në Kumanovë në 9 dhe 10 maj të vitit 2015. Në rast të shkeljes së autorizimeve, Ministria e Drejtësisë thotë se do të ndërmarrë masa konkrete. Nga ana tjetër Prokuroria Publike thotë se akoma është duke hetuar keqtrajtimin e grupit të Kumanovës, i pranishëm gjatë transportit të të akuzuarve në pothuajse çdo seancë gjyqësore.
“Prokuroria Publike është në fazën e vërtetimit të fakteve dhe në zbardhjen e rastit ku ka marrë edhe hapa konkret. Janë marrë në pyetje edhe një numër i madh i dëshmitarëve, persona të cilët mund të japin të dhëna për lëndën. Është duke u shqyrtuar dokumentacioni i grumbulluar dhe pritet të merren masa konkrete”, bënë me dije nga Prokuroria Publike.
Në seancën e fundit pala mbrojtëse paralajmëroi se në cilësinë e dëshmitarëve do të ftohen edhe zyrtarë të BDI-së. Nga kjo parti kanë përsëritur qëndrimin identik të bërë 4 muaj më parë, duke theksuar se nëse kërkohet ata janë të gatshëm të dëshmojnë në gjyqin për Lagjen e Trimave. Një ditë më parë edhe ish ministri i Punëve të Brendshme Mitko Çavkov tha se është i gatshëm që të dëshmojë nëse ftohet nga gjykata.
Pala mbrojtëse paralajmëroi se të gjithë personat që do të përmenden nga ane e të akuzuarve do të ftohen si dëshmitarë.
“Të gjithë ata që dinë diçka dhe të gjithë ata që kanë folur dhe që do të përmenden nga ana e palës mbrojtëse do të jenë të ftuar edhe nga ana a të akuzuarve dhe nga ana e palës mbrojtëse”, tha avokati Asmir Alispahiq.
Seanca gjyqësore për ngjarjet e majit të vitit 2015 në Kumanovë e cila do të zhvillohet të premten do të filloj me dëshminë e Sami Ukshiniy i njohur me nofkën Komandant Sokoli, ndërsa më pas dëshminë e tij do ta paraqesë Andi Krasniqi i njohur si komandat Malisheva.
Opozita proteston sot në Tiranë, masa të rrepta sigurie dhe ...
Edi sulmon Dolcen me fjalë ofenduese pas ndarjes së saj nga ...
63 aksidente trafiku gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë
Kurti: Komisionerë e individë që janë përfshirë në manipulim...
Rinumërohen 1,423 nga 2,557 vendvotime
Alexander-Arnold do të qëndrojë në Real Madrid