Dëmet nga zjarri që javën e kaluar përfshiu shtetin Uellsi i Ri Jugor në Australi, i cili shkatërroi 76 objekte banimi, vlerësohet në 20 milionë dollarë.
Nga kabineti për zjarre në Uellsin e Ri Jugor theksuan se zjarri ka shkatërruar 76 objekte në mesin e të cilave edhe 32 shtëpi, raporton Anadolu Agency (AA).
Deri te zjarri erdhi si pasojë e temperaturave të larta rekorde në këtë rajon që gjatë fundjavës arritën deri në 45 gradë celsius.
Nga kabineti njoftuan se deri tani është bërë vlerësim i dëmit në 52.000 hektarë truall. Sipas të dhënave, vlera e 32 shtëpive që janë shkatërruar gjatë zjarrit vlerësohet në 20 milionë dollarë.
Megjithatë, ende nuk është bërë vlerësim i përgjithshëm i dëmeve i cili do të jetë shumë më i madh.
Zjarri pyjor që ka përfshirë një pjesë të Australisë, paraqet rrezik më të madh për rajonin rural.
Gjatë zjarreve që në vitin 2009 përfshinë rajonin Victoria humbën jetën 173 persona ndërsa u plagosën 414 të tjerë. Për shkak të zjarrit në 400 vende të ndryshme ajo fundjavë u quajt “E shtuna e zezë”.
Rusia bombardon Kievin me raketa balistike, plagosen një gru...
Ronaldo thyen heshtjen pas bojkotit dhe zbulon të ardhmen e ...
Hyri ilegalisht në Kosovë nga Serbia, policia ndalon një per...
Arrestohet i dyshuari për fajde në Rahovec
Vidhen 70 euro nga një objekt fetar në Graqanicë
Theret me thikë një person në Lipjan, arrestohet i mituri