Gjermania do të pezullojë marrëveshjen e lëvizjes së lirë e njohur ndryshe si Shengen.
Sipas mediave gjermane, nga dita e sotme deri më 15 qershor kufijtë e Gjermanisë do të mbyllen për t’iu nënshtruar kontrolleve të rrepta ashtu siç bëhej para vitit 1993, vit kur është miratuar edhe marrëveshja e famshme e Shengenit.
Vija kufitare me Austrinë dhe Poloninë do të ketë një vëmendje më të veçantë, pasi pikërisht nga këto shtete futen shumica e emigrantëve në Gjermani.
Ajo që duhet theksuar është se nuk ka vend për panik. Arsyeja e këtij vendimi është Samiti G7 që do të zhvillohet në kështjellën Elmau në Bavari më 7 dhe 8 qershor.
Frika se në këtë zonë mund të mbërrijnë manifestues të dhunshëm kundër kësaj “aleance”, siç ka ndodhur gjithnjë, ka detyruar Ministrinë e Brendshme gjermane që të marrë këtë vendim të përkohshëm.
Barcelona fiton në fund ndaj Osasuna dhe forcon kreun në LaL...
Grenell reagon pas vendimit të Trump për reduktim të trupave...
Një 17-vjeçar plagoset me armë zjarri në Prizren, i dyshuari...
Parashikimi i motit për nesër
Edi Rama hap ekspozitë personale në Berlin, skulpturat vendo...
U konstatua helm për minj në ushqimin për fëmijë HiPP, arres...