Shërbimi sekret irakian ka bërë të ditur se lideri i Shtetit Islamik, Abu Bakar al-Baghadadi, është larguar nga Mosuli dhe është nisur drejt Sirisë, më konkretisht drejt Raqqas, që njihet edhe si kryeqyteti i Shtetit Islamik.
Sipas agjencisë së shërbimit sekret, ai ka braktistur ‘komandantët e papërvojë’ që ndodhen në Mosul dhe është larguar drejt Sirisë me ‘komandantë të lartë’, transmeton portali arbresh.info.
Gjenerali i shërbimit të sigurisë në Irak, Abdolkarim Khalaf, nuk ka dhënë detaje më të hollësishme mbi arratisjen e kreu të ISIS-it.
Mendohet se al-Bagdadi ka mbetur i plagosur nga një sulm nga forcat e koalicionit, ndërsa më pas është thënë se ai është zhvendoru në Libi./Arbresh.info
Policia nis hetim për një vdekje që ndodhi në QKUK
Ushtarakja nga Kosova shpallet më e mira në trajnimin në Abu...
Punime në rrjet, këto vende do të mbesin sot pa rrymë
Rreth 64 mijë aplikime nga diaspora për votimet e 28 dhjetor...
SHBA i cakton afat 2027-ën Europës që ta marrë drejtimin e m...
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...