Kryetari i Komisionit të Lartë Zgjedhor të Turqisë, Sadi Guven, zyrtarisht konfirmoi se referendumi mbi ndryshimet kushtetuese në Turqi do të mbahet më 16 prill të këtij viti.
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan kërkoi një rishikim kushtetues që parashikon riforcimin e pushteteve të tij.
Reforma kushtetuese, votuar muajin e kaluar nga Parlamenti turk, parashikon zëvendësimin e sistemit parlamentar në fuqi me sistem presidencial.
Kjo reformë do t’i mundësojë presidentit të emërojë dhe shkarkojë ministrat, të miratojë dekrete dhe të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme.
Posti i kryeministrit do të hiqet dhe do të zëvendësohet nga një ose disa zëvendëspresidentë.
KQZ sot mban mbledhje për organizimin e zgjedhjeve të reja
Dita e Punëtorëve/ Sot protestohet në Prishtinë
Parashikimi i motit për sot
Alarmi në BE: Po pakësohen rezervat e karburantit për avionë...
Nottingham Forest triumfon ndaj Villas, fiton edhe Braga
Kongresmeni Torres me rezolutë kërkon që trupat amerikane të...