Përdorimi ndër shekuj si bimë kurative
Në shekullin e 10-të, mjekët arabë e përdornin sherebelën për të kthjelluar mendjen. Ndër shekuj sherebela është përdorur për të kuruar probleme të rrugëve të frymëmarrjes.
Murgjit e mesjetës e kanë bërë shurup duke e kombinuar me mjaltë dhe uthull molle dhe e kanë përdorur si ilaç kundër kollës, ftohjeve, dhimbjes së grykëve dhe bronkitit.
Kinezët e lashtë e kanë këmbyer një kuti sherebele nga Hollanda me tre kuti çaji të zi. Ata e kanë përdorur si konservant, si ilaç por edhe si aromë. Një përdorim tjetër popullor ka qenë konservimi i mishit me sherebel të tharë dhe kripë, në mënyrë që të ruhej për një kohë më të gjatë.
Përdorimi i sherebelës në kohët moderne…
Acidet lëyrore që gjenden te sherebela kanë veti antiseptike, antivirale dhe antimykotike. Gjithashtu sherebela ka veti anti-hidrotike duke ulur përspirimin nëpërmjet djersës.
Ajo ka edhe veti antioksiduese dhe anti-inflamatore.
Çaji i sherebelës me mjaltë dhe lëng limoni mbetet një solucion shumë i mirë për gargar për bajamet e inflamuara dhe gryket e skuqura. Madje përdoret nga tenoë të ndryshëm për të përmirësuar performancën vokale.
Ndër shekuj, çaji i sherebelës është përdorur për të kthjelluar mendjen dhe për të stimuluar funksionin e trurit. Sipas studimeve, duket se sherebela mund të ketë efekt pozitiv për pacientet që vuajnë nga sëmundja e alcajmer-it.
Selin shkon në Istog, pozon bashkë me vjehrrën
Gramos Hashani zgjidhet kryeshef ekzekutiv i KEK-ut
Haziri për takimin Abdixhiku – Osmani: Ka pajtim për të garu...
Trepça bindshëm më e mirë se Peja pas pjesës së parë
Raportohet se janë takuar Lumir Abdixhiku dhe Vjosa Osmani
Çmimet e naftës arrijnë nivelin më të lartë që nga viti 2022