Kancelarja gjermane Angela Merkel sot i bëri thirrje Japonisë për të zgjidhur çështjet që kanë të bëjnë me sistemin e skllavërisë seksuale të kohës së luftës, që është një tjetër ndërhyrje e saj lidhur me çështjet historike në Azinë Lindore.
Pavarësisht nga mungesa e të dhënave zyrtare, historianët pohojnë se deri në 200.000 gra, shumica nga Korea, Kina, Indonezia, Filipinet dhe Tajvani, kanë shërbyer për ushtarët japonezë në shtëpitë publike ushtarake gjatë Luftës së Dytë Botërore, raporton agjencioni AFP.
Shumica pajtohen se këto gra nuk ishin të gatshme për të qenë pjesëmarrëse në luftë, dhe se ushtria japoneze dhe qeveria e kohës së luftës i kishin përfshirë në skllavëri, në mënyrë të heshtur apo në mënyrë eksplicite.
Japonia dhe Korea e Jugut ndajnë vlera. Është më mirë të zgjidhet problemi në mënyrë korrekte – tha Merkel pas takimit me kryetarin e opozitës Katsuji Okada.
Partia Demokratike e Japonisë sugjeron se Tokio duhet të vazhdojë pajtimin me Seulin lidhur me atë që Japonia e quan “rehatinë e grave.”
Komentet e kancelares gjermane pasuan lidhur me përgatitjen e Japonisë për të shënuar 70 vjetorin e disfatës në Luftën e Dytë Botërore.
Ndërsa Kryeministri i Japonisë Shinzo Abe thotë se krimet e luftës në Tokio duhet të shqyrtohen hollësisht, Kina dhe Korea e Jugut janë vazhdimisht duke bërë thirrje për pendim për krimet e kryera./arbresh.info/
Super finalja e pestë
Trump do takim me Putinin sa më shpejt që është e mundur
Operacion i gjerë policor në Pejë, arrestohen dy persona të ...
Samiti Evropian në Tiranë, Abdixhiku: Shqipërisë përgzime, p...
Osmani kritika BE-së: Nuk vlerësohen reformat tona që jemi 1...
Kryeministrja e Italisë mbërrin në Tiranë, Rama i ulet në gj...