Kryetari i organizatës joqeveritare “CIVIL” Xhabir Deralla sot është takuar me anëtarët e euro komisarit Johanes Han në zyrat e EU delegacionit në Shkup.
Në këtë takim kryetari i kësaj organizate ka paraqitur raportin dhe dokumente e zgjedhjeve të fundit si dhe ka rekomanduar që të merren masa menjëherë për zgjidhjen e krizë.
Xhabir Deralla ka kërkuar që menjëherë të japin dorëheqje anëtarët e KSHZ sepse sipas tij ekzistojnë fakte për thyerjen e ligjeve gjatë zgjedhjeve
“Kemi kërkuar dhe ende jemi pas asaj që kemi kërkuar që anëtaret e KSHZ duhet që të japin dorheqje, pas kësaj, kërkojmë hulumtim të menjëhershëm të gjithë KSHZ dhe të gjithë antarët dhe gjithë trupin e KSHZ. Kemi dokumente kemi fakte të cilët flasin për thyerjen e procedurave dhe ligjeve gjatë zgjedhjeve. Dhe ky trup të riformohet vërtetë dhe kërkojmë profesionalizëm”, tha Deralla.
Kurse Subhi Jakupi nga KSHZ në emisionin ”10 minuta” në TV21 ka pranuar që edhe për ndryshimin që janë bërë në këtë institucion për zgjedhje më të lira, përsëri puna është e njejtë.
“Unë kam marr pjesë edhe në cikle të tjera zgjedhore me atë rikomponim të ndryshëm ne për herë të parë, organizuam zgjedhje me këtë përbërje që kemi qenë 3 antarë nga pozita 3 nga opozita dhe 3 të pavarur, puna për afërsisht është e njehtë”, tha ai.
Përveç thirrjes për dorëheqje të anëtareve të kshz Xhabir Deralla ka kërkuar që të përkrahet prokuroria publike speciale, si dhe ka apeluar që parit mos të luajnë me karta nacionale. Kurse më tej ka shtuar se zgjedhjet e 2016 tregojnë një uzurpim të institucionit.
Spanja mbyll hapësirën ajrore për avionët amerikanë që sulmo...
Ademi pret delegacionin turk para ndeshjes finale
Ylli ia beson detyrën e trajnerit Endrit Elshanit deri në fu...
Shpërthejnë polekimat në Bosnje, ‘spiuni’ italian shfaqet në...
Kandiq për ekspozitën: Është problematike që të paraqitet se...
Bordi i Paqes e mirëpret angazhimin e Qeverisë së Kosovës pë...