Gjykata franceze nuk ka marrë vendim dje për lirimin e ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, me arsyetimin se prokurori i ka kërkuar Serbisë të sjellë informacione shtesë.
Vendimi pritet të merret më 2 mars të këtij viti, përderisa vetë Haradinaj ka akuzuar shtetin fqinj se po e shpërfill ligjin.
Gjykata e Apelit në Colmar të Francës ka shtyrë sërish vendimin për ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj. Seanca e radhës, kur pritet të vendoset për lirimin ose ekstradimin e të parit të AAK-së, do të mbahet pas një muaji, gjegjësit më 2 mars 2017. Lidhur me këtë vendim ka reaguar menjëherë Haradinaj, i cili ka akuzuar Serbinë për shpërfillje të ligjit.
Pak pas shtyrjes së vendimit për Haradinajn, gjykata franceze ka dalë me një sqarim, me ç’rast ka bërë të ditur se i ka kërkuar Serbisë që të sjellë informacione shtesë lidhur me rastin në fjalë.
“Prokurori shtetëror francez ka kërkuar informacione shtesë nga Serbia për shumë çështje, duke përfshirë edhe saktësimin e dokumenteve të caktuara, si dhe informacione shtesë për procedurën penale në Serbi”, ka deklaruar zëdhënësja e Gjykatës, Sandra di Rosa.
Komisioni miraton ndryshimet kushtetuese për presidentin
Seanca për amandamentet për Presidentin pritet të thirret pa...
Kosova mposhtet me rezultat të ngushtë nga Finlanda
Zgjedhjet presidenciale te Barcelona, konfirmohen dy kandida...
Rama dënon ashpër sulmin ndaj Azerbajxhanit: Irani po bën te...
LVV-ja mbështet amandamentet e Osmanit