Ministrja për Dialog, Edita Tahiri ka thënë sot në Kuvend se Kosova ka shënuar disa suksese në raport me shtetin fqinj, Serbinë muajve të fundit.
Tahiri ka thënë se moslejimi i futjes së trenit serb në Kosovë dhe rrënimi i murit në veri janë vetëm disa suksese të cilat siç tha, Kosova i ka arritur në mënyrë të qetë, shkruan arbresh.info.
Tahiri tha se sa i përket Asociacionit të komuave serbe, kjo është një marrëveshje që është arritur në dialogun e Vjenës dhe është pjesë e Planit të Ahtisaarit.
Sipas saj, ky Asociacion nuk do të ketë kompetenca ekzektuive.
“Asociacioni lind nga bisedimet e Vjenës. Është plani i Ahtisaarit që ka lejuar në Kosovë që të ketë më shumë se një Asociacion. Asociacioni nuk do të ketë kompetenca ekzekutive dhe para se të bëhet Asociacioni, shuhen stukturat paralele të Serbisë në Kosovë”, tha Tahiri./Arbresh.info.
Përleshje e ashpër në NBA, policia hyri në fushë për të qetë...
RENEA e Shqipërisë me paraqitje fantastike në elitën botëror...
Prokuroria: Thaçi i ka gënjyer disa herë ndërkombëtarët
Kërkohet paraburgim ndaj dy shtetasve palestinez për veprën ...
Prokuroria: Të akuzuarit patën rol të fortë kolektiv në Shta...
Municion dhe pajisje ushtarake me emblemë të Serbisë zbulohe...