Ministria e Drejtësisë në Siri ka kundërshtuar raportin e Amnesty International që deklaron se qeveria e Sirisë ka vrarë më shumë se 13 mijë të burgosur në një burg në afërsi të Damaskut.
Deklarata e Minsitrisë i ka quajtur ‘akuzat të pavërteta dhe mashtruese’, transmeton portali arbresh.info.
Deklarata e ministrisë, të publikuar nga agjencia shtetërore e lajmeve të Sirisë, erdhi një ditë pasi Amnesty Internationa, pas një viti hulumtimesh ka publikuar raportin për ekzekutimin e rreth 13 mijë të burgosurve në burgun Saydnayam pranë Damasakut.
Amnesty International para publikimit të raportit ka marrë në intervistë mbi 50 ish-roje të burgut, ish-zyrtarë të burgut, gjykatës dhe ekspertë.
Damasku e ka quajtur raportin ‘shpifje’ dhe ka theksuar se ky ‘raport ka për qëllim dëmtimin e reputacionit të qeverisë siriane në skenën botërore, sidomos pas fitoreve të fundit ndaj grupeve terroriste’.
Amnesty tha se hetimi i tij zbuloi se autoritetet siriane varën 5 mijë deri në 13 njerëz gjatë katër viteve. Në një raport të vitit të kaluar, Amnesty gjeti se më shumë se 17,000 njerëz kanë vdekur nga tortura dhe keqtrajtimi në paraburgim nëpër Siri që nga viti 2011, një normë mesatare prej më shumë se 300 në muaj./Arbresh.info
Arrestohet i riu që vrau me çekiç 57-vjeçarin në Krujë, në p...
Vrasja në Dumnicë, i akuzuari thotë se për vrasjen e viktimë...
Rikthehet Salah, por Liverpooli do ta ketë një mungesë të ma...
Zvicra synon rritjen e numrit dhe zgjatjen e misionit të ush...
Kili përballet me zjarre të mëdha – të paktën 19 të vd...
De Zerbi thyen heshtjen dhe flet për aludimet se mund ta mar...