Ministri i Ministrisë së Diasporës, Valon Murati, priti ambasadorin e Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo SARDI.
Gjatë këtij, takimi ministri Murati e njoftoi ambasadorin Sardi për politikat e MeD-së dhe projektet e realizuara, si regjistrimi i diasporës, proces tashmë i përfunduar, të dhënat e të cilit do të dalin muajt e ardhshëm.
Po ashtu, u bisedua edhe për bashkëpunimin Kosovë-Itali, veçanërisht në fushën e kulturës e të arsimit, si dhe për komunitetin e shqiptar që jeton dhe vepron atje.
Ministri Murati foli edhe për mësimin e gjuhës shqipe në Itali, për organizimin e diasporës atje, për rrjetet e krijuara të studentëve dhe të të rinjve shqiptarë, për investimet në zhvillimin ekonomik të vendit, për krijimin e kushteve për të investuar në Kosovë, por edhe për tema të tjera që lidhen me diasporën.
Ndërkaq, ambasadori italian Sardi, theksoi se shqiptarët janë mjaft mirë të integruar në shtetin italian. Ai tha se MeD-ja do ta ketë mbështetjen e tij në aktivitete që do të organizohen , qoftë arsimore apo kulturore.
Dy emigrantë gjenden të vdekur në malet e Shqipërisë, polici...
Lëndohen pesë persona nga aksidenti mes dy veturave në Tomoc...
Rriten sërish çmimet globale të ushqimeve
Muriqi: Golin ndaj Real Madrid ua dedikoj të gjithë shqiptar...
Haxhiu pas marrjes së detyrës: Institucionet do të funksiono...
Pacolli përshëndet nga Lugano: Ju uroj një vikend të qetë e ...