Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Arban Abrashi i shoqëruar nga bashkëpunëtorë të tij, sot ka zhvilluar një takim pune me delegacionin e Këshillit të Evropës të udhëhequr nga Nils Muižnieks, Komisioner për të Drejtat e Njeriut pranë këtij institucioni.
Ministri Abrashi ka njoftuar të pranishmit mbi aspektet kyçe të situatës sociale dhe ekonomike në Kosovë, standardet, shërbimet dhe politikat kryesore dhe zhvillimore që ofron MPMS-ja.
Si tema aktuale për Kosovë rreth të cilave u interesuan edhe delegacioni nga Këshilli i Evropës ishin çështja e personave të riatdhesuar, të zhvendosurit e brendshëm, skemat sociale dhe pensionale për grupet e cenuara, veçanërisht ato me theks tek komunitetet romë, ashkali dhe egjiptas, skemat për kategoritë e dala nga lufta, etj. Gjithashtu ministri i njoftoi mysafirët me programin “Dil prej sociali” të iniciuar nga ai përmes të cilit synohet punësimi i personave në asistencë sociale.
Gjatë takimit, ministri Abrashi parashtroi edhe çështjen e viktimave të dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë me ç’rast potencoi vullnetin dhe përkushtimin e tij që këto viktima të trajtohen denjësisht përmes kujdesit institucional. Abrashi theksoi se procesi po ecën mjaft mbarë duke u shprehur se pret që të mbijetuarit e kësaj dhune të fillojnë të kompensohen qysh këtë vit.
Ndërkaq, udhëheqësi i delegacionit nga Strasburgu, Komisioneri Muižnieks u nda mjaft i kënaqur nga ato që u prezantuan në takim duke e informuar ministrin Abrashi edhe për qëllimin e vizitës së delegacionit të Këshillit të Evropës e cila është e fokusuar kryesisht në drejtësinë tranzicionale dhe lirinë e mediave në Kosovë.
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...