Djali i aktorit të njohur, Nicolas Cage, Weston Cage, është ndaluar nga oficerët e policisë pasi dyshohet se u përpoq të largohej nga një incident në Kaliforni.
26-vjeçari thuhet se ka humbur kontrollin e motorit të tij dhe ka goditur disa kuti postare, shkruan TMZ, transmeton portali arbresh.info.
Media amerikane shkruan se ai humbi kontrollin e makinës dhe më pas u largua duke lënë shenja në rrugë.
Besohet se motori i tij u ndalua pasi u pengua nga një pemë, duke e humbur një gomë.
Menjëherë pas aksidentit ai kishte shkuar në spital për të shikuar gjendjen e tij shëndetësore./Arbresh.info
Ofendimet ndaj Mozës, publiku e ndëshkon Adin – elimin...
Skandal në “Ferma VIP”, konkurrentja fyen Arbana Osmanin
Përkundër ofertave, Szczęsny vendos të qëndrojë tek Barcelon...
Shpërthim në një fabrikë fishekzjarrësh në Kinë, 21 të vdeku...
Publikohen çmimet e derivateve për sot
Agjencia e Kosovës për Akreditim pranohet zyrtarisht në Amer...