Ministri i Punëve të Jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj ka reaguar ndaj mediave serbe ku këto të fundit kanë nisur një kampanjë agresive kundër kryeredaktores së ‘Zërit’, Arbana Xharra pas një letre të saj drejtuar BE-së dhe tjerëve.
Hoxhaj përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, ka shkruar se mediat serbe i janë kundërvënë gazetares dhe fitueses së çmimeve, Arbana Xharrës e cila ka demaskuar lajmet e tyre të rreme.
Ai ka thënë se kjo është e papranueshme dhe anti evropiane.
“Me ditë të tera mediat serbe kanë filluar një fushatë sistematike dhe keqinformimit si dhe propagandës së dëmshme kundër Kosovës. Tani ata i janë kundërvënë gazetares dhe fitueses së çmimeve, Arbana Xharrës e cila ka demaskuar lajmet e tyre të rreme. Kjo është e papranueshme dhe anti evropiane”, ka shkruar Hoxhaj.

Raheem Sterling gati për debutim me Feyenoord
Parashikimi i motit për nesër
Tirana në tym: Përplasje mes qytetarëve dhe policisë gjatë p...
Alaudin Hamiti reagon për sulmin fizik ndaj tij
Qeveria britanike shqyrton heqjen e vëllait të Charles III n...
Edi Rama reagon pas protestës së PD-së në Tiranë