Ministrja për dialog Edita Tahiri bëri të ditur për lajmi.net se hapja e lumit Ibër do të bëhet menjëherë pasi të ndodh rrënimi i murit në veri të vendit.
“Po edhe ura do të hapet, pas rivitalizimit që është duke përfunduar dhe pas heqjes së murit”, tha Tahiri.
Sipas saj marrëveshja e arritur mbrëmë i hap rrugë lëvizjes së plotë të lirë.
Ndërtimi i murit ngriti tensione të mëdha në mes të Kosovës dhe Serbisë. Ndërkaq Kryeministri Mustafa në orët e para të mëngjesit të së shtunës ra në dakordim që muri të largohet sot ose më së largu deri nesër .
Bashkimi Evropian i cili është i autorizuar të bëjë hapjen e Urës së Ibrit e ka shtyrë inaugurimin për shkak të tensioneve mes dyja shteteve.
Rivitalizimi i urës në Mitrovicë është paraparë me marrëveshjen për lirinë e lëvizjes e arritur më 25 gusht 2015 në mes të Prishtinës dhe Beogradit.
Këto janë dhjetë projektligjet që u miratuan sot në Kuvend
Një i vdekur dhe dy të lënduar pas një aksidenti në Livoç të...
Haxhiu: Eliot Engel, përkrahës i palëkundur i lirisë dhe sht...
Ambasada e Kosovës në SHBA për vdekjen e Eliot Engel: Trashë...
Vdekja e Engel, Abdixhiku: Humbëm një mik të madh, por mbësh...
Vjosa Osmani: Eliot Engel ishte zëri i Kosovës në Kongresin ...