Një plagosje me armë zjarri ishte raportuar gjatë ditës së djeshme nga Policia e Kosovës, rast ky i ndodhur me datën 30 janar në orën 21:30 në rrugën “Arben Ramadani” në Gjilan.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se personi i plagosur me inicialet G.R., që jeton në lagjen Arbëria të Gjilanit, student në Universitetin e Prishtinës, ka plagë në pjesën e kokës. Plumbi i depërtuar në pjesën e kokës ka mbetur ende aty duke rrezikuar jetën e viktimës.
I plagosuri i moshës 23 vjeçare është goditur me armën e llojit ‘Ekol Tuna’, e cila edhe është konfiskuar.
I plagosuri që nga data 30 janar vazhdon të jetë i shtrirë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në gjendje kome.
Gjithnjë sipas burimeve të Indeksonline, njëri nga personat e dyshuar të këtij rasti, ishte i burgosur edhe më parë.
Ndryshe Policia ka bërë të ditur se menjëherë pas rastit, dy të dyshuarit e këtij rasti janë arrestuar dhe me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
ShBA thotë se ka nisur pastrimin e minave në Ngushticën e Ho...
Kërcasin plumbat në Ferizaj, rrahje dhe të shtëna, një i dys...
Lot e dhimbje, Albulena Haxhiu ndan pamjet nga varrimi i bab...
Zyrtari policor nën ndalim 48-orësh, akuzohet për ngacmimin ...
Bisedimet SHBA-Iran, CNN: Bota po pret në ankth se a do të k...
Shtrenjtohet pemët, perimet e mishi, ASK njofton për rritje ...