Këshilltarët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe ata të Lëvizjes Vetëvendosje kanë lëshuar punimet e sotme në takimin e Kuvendit të Komunës së Pejës.
Shkak për këtë është bërë propozimi lidhur me rregulloren për subvencione, të cilën në emër të grave asambleiste e paraqiti këshilltarja e AAK-së, Xhenet Syka.
Në propozim kërkohej që në bursat, të cilat i ndanë Komuna e Pejës, së paku 50% të jenë përfituese femrat.
“Përkundër arsyeshmërisë së propozimit tonë, nga znj.Syka, kryesuesi i Asamblesë Islam Husaj, me gjithë debatet e shumta, nuk e vuri propozimin tonë në votim, por me injorancë e vuri në votim rregulloren për subvencione, e cila mori vetëm 15 vota. Husaj kështu ka shkelur barazinë gjinore, respektivisht ka treguar mosrespektim të propozimit ku garantohet barazia gjinore dhe edhe për shkak të mosrespektimit të grupit të grave asamblesite dhe mosrespektimin e vet këshilltarëve komunal opozita AAK dhe VV ka lëshuar takimin e sotëm”, thuhet në njoftimin e AAK-së së Pejës./
ShBA thotë se ka nisur pastrimin e minave në Ngushticën e Ho...
Kërcasin plumbat në Ferizaj, rrahje dhe të shtëna, një i dys...
Lot e dhimbje, Albulena Haxhiu ndan pamjet nga varrimi i bab...
Zyrtari policor nën ndalim 48-orësh, akuzohet për ngacmimin ...
Bisedimet SHBA-Iran, CNN: Bota po pret në ankth se a do të k...
Shtrenjtohet pemët, perimet e mishi, ASK njofton për rritje ...