Qeveria ka emëruar Komisionin për Matjen e Territorit të Kosovës, ndërsa nuk i ka siguruar votat e deputetëve në Kuvend për ta kaluar Marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi. Vlerësohet se emërimi i këtij Komisioni është vetëm një tentim për “zgjatjen” e jetës së ekzekutivit.
Emërimi i Komisionit për Matjen e Territorit të Kosovës, i cili po kundërshtohet edhe nga vetë deputetët e koalicionit qeverisës, vlerësohet si një tentativë për zgjatjen e “jetës” së Qeverisë, pasi që partnerët e koalicionit nuk i kanë votat në Kuvend për ta miratuar Demarkacionin me Malin e Zi.
Qeveria e Kosovës ditë më parë ka emëruar Komisionin për Matjen e Territorit të Kosovës pas pretendimeve të opozitës se me Marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi vendi humb rreth 9000 hektarë tokë, Komision i cili udhëhiqet nga kryeakademiku Hivzi Islami.
Ky i fundit në një fejton të tij, të botuar muaj më parë në gazetën “Zëri”, ka insistuar se me Marrëveshjen për Demarkacionin Kosova nuk humb tokë, përderisa deputetin e LDK-së Shpejtim Bulliqin, i cili e kishte kundërshtuar marrëveshjen, e kishte quajtur imbecil.
Këshilltari i kryeministrit Isa Mustafa, Bajram Gecaj, ka thënë për “Zërin” se Marrëveshja e Demarkacionit do të dërgohet në Kuvend atëherë kur koalicioni do t’i ketë votat
Sinner e mposht Alcarazin në Monte Carlo dhe ia rrëmben vend...
Haxhiu uron besimtarët ortodoksë: Kremta e Pashkëve na rikuj...
Ballkanit i ikën fitorja nga duart, Gjilani merr një pikë në...
Muriqi bëhet golashënuesi më i mirë në histori të Mallorcas ...
Drenica merr një fitore të madhe ndaj Llapit në derbin e mbi...
Drita fiton me përmbysje ndaj Ferizajt dhe vazhdon kryesimin...