Zyra e Prokurorit Special për Krime lufte në Kosovë, David Schwendiman ka njoftuar se nuk ka kërkuar e as nuk ka lëshuar ndonjë urdhër për ndalimin apo ekstradimin e kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj për në Serbi.
Këtë e ka konfirmuar vet Schwendiman, i cili në një prononcim për të përditshmen serbe “Vecernje novosti”, ka thënë se ai s’ka lëshuar një kërkesë të tillë.
“Ramush Haradinajn e kanë arrestuar autoritetet franceze me një urdhërarrest të lëshuar nga vet Serbia, e ndalimi i tij nuk është bërë me kërkesën time”, ka thënë ai, duke mos dashur të flas më shumë për hetimet që po vazhdojnë e as për atë se kush mund të jenë të dyshuarit potencial ndaj të cilëve mund të ketë aktakuzë.
“Ende nuk kemi arritur në atë pikë”, ka thënë tutje Schwedimen.
Muriqi bëhet golashënuesi më i mirë në histori të Mallorcas ...
Drenica merr një fitore të madhe ndaj Llapit në derbin e mbi...
Drita fiton me përmbysje ndaj Ferizajt dhe vazhdon kryesimin...
OVL e UÇK-së nderon dëshmorët e Komunës së Istogut
Investimet e huaja, Rama: Shqipëria mbi mesataren e rajonit,...
Pjesëmarrje e lartë në zgjedhjet në Hungari, garë e ngushtë ...