Policia e Kosovës në rajonin e Prizrenit ka njoftuar se tre pjesëtarë të policisë në Suharekë gjatë orarit të punës së tyre kanë hasur në rezistencë nga disa persona ku edhe kanë pësuar lëndime trupore.
Sipas njoftimit rreth orës 08:35 minuta, tre pjesëtarë të policisë së Suharekës, me një veturë, kanë shkuar në fshatin Krushicë e Poshtme për t’i lënë ftesa për intervistë tre të dyshuarve nga e njëjta familje dhe në kontaktin e parë policia ka hasur në rezistencë me ç’ rast një zyrtarë ka pësuar lëndime trupore ndërsa dy të tjerë janë penguar nga pesë të dyshuar: tre meshkuj dhe dy femra.
Po ashtu me përdorimin e mjeteve të forta janë shkaktuar dëme materiale në automjetin e policisë: dy xhama të thyer. Në ndihmë janë dërguar patrulla shtesë të cilat e kanë vënë situatën në kontroll. Është bastisur edhe shtëpia e të dyshuarve por nuk është gjetur asgjë e kundërligjshme. Me vendim të prokurorit të shtetit, dy meshkuj dhe dy femra janë ndalur nën masën e arrestit policor, ndërkaq dy të tjerë ndodhën në arrati, thuhet në komunikatën për media.
Muriqi bëhet golashënuesi më i mirë në histori të Mallorcas ...
Drenica merr një fitore të madhe ndaj Llapit në derbin e mbi...
Drita fiton me përmbysje ndaj Ferizajt dhe vazhdon kryesimin...
OVL e UÇK-së nderon dëshmorët e Komunës së Istogut
Investimet e huaja, Rama: Shqipëria mbi mesataren e rajonit,...
Pjesëmarrje e lartë në zgjedhjet në Hungari, garë e ngushtë ...