Gjithsej 24 vrasje në një varg incidentesh që kanë ndodhur brenda 24 orëve shkaktuan shqetësime në opinionin e krahinës veriore braziliane Para.
Vala e dhunës përfshiu gjithsej 16 zona në qytetin Belem, ndërsa autoritetet lokale konfirmuan se në këtë qytet nga e premtja deri të shtunën janë regjistruar 24 vrasje.
Seria e vrasjeve erdhi pasi një pjesëtar i policisë ushtarake braziliane Rafael da Silva Costa u vra gjatë përleshjeve me një grup vandalësh.
Zyrtarët policorë pohojnë se vrasjet masive me siguri lidhen me vrasjen e Costa-s. Orlando Salgado, drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore në Belam, njoftoi se të gjitha vrasjet janë kryer me ekzekutime klasike, ndërsa për këtë shkak është formuar një ekip special që kryen hetime.
Blero po bëhet baba për herë të dytë, kësaj radhe i një djal...
Zhduken 2 alpinistë në Alpet greke, nisin kërkimet me grupe ...
Shkëndija kërkon befasinë ndaj Samunsporit, publikohen forma...
Vdes zyrtari i LDK-së
Arrestohet i kërkuari i dënuar me pesë vite burgim, dërgohet...
Drita – Celje, publikohen formacionet zyrtare