Besim Dina shpërthen në lot gjatë emisionit

12:00 | 22 Janar 2017
M. A.

Moderatori Besim Dina, mbrëmë ka festuar emisionin e 400’të të “Oxygen”.

Ekipi i emisionit i kishin përgatitur shumë befasi në emisionin jubilar ku shpesh ai nuk ka mundur të kontrolloj emocionet, duke e parë anën tjetër të Besim Dinës.

Pjesa më emocionuese ka qenë ajo kur Dina i është drejtuar “Botës” me një fjalim mjaft emocionues që ka bërë në fund të shpërthej në lot.

Dina ka kërkuar nga “Bota” që të jetë e drejt, pa paragjykime dhe më e drejt me të gjithë njerëzit, ai ka folur edhe për Kosovën, kryesisht për shtresën politike ku sipas tij kanë nëpërkëmbur popullin e tyre.

https://www.youtube.com/watch?v=JEUDqqQ-Pn0&feature=youtu.be

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme