5 familje janë bllokuar që prej një muaji në fshatin Gjinovec të Bulqizës, si pasojë e dëborës.
Në një prononcim për Report Tv, një banor i këtij fshati ka bërë apel për ndihmë, për hapjen e rrugës pasi rezervat e tyre ushqimore kanë mbaruar. Dervish Muça, ka deklaruar se bora në këtë fshat arrin në 1 metër e gjysmë dhe se prej 1 muaji janë bllokuar nga dëbora.
‘’Prej 1 muaji jemi bllokuar. Na është mbaruar edhe ushqimi. I bëjmë apel shtetit të na ndihmojë, të paktën të na hapin rrugën për këmbësorët. Jemi 5 familje të bllokuara’’, -ka bërë apel Muça.
Reshjet e dendura të borës gjatë këtij janari kanë qenë të shpeshta dhe të dendura pothuajse në çdo qytet të Shqipërisë, duke krijuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe personave.
Përleshje me thika në Vragoli, tre persona përfundojnë në nd...
Vjen reagimi i parë nga një zyrtar rus, pas fitores së Peter...
Gjendet pa shenja jete një person në Graçanicë
Krejt çfarë dihet rreth bllokadës së paralajmëruar nga Trump...
Vetaksident në Dobrushë të Istogut, vdes një 32-vjeçar
Të shtëna me armë gjatë natës në rrugën Prishtinë-Ferizaj, c...