Papa Françesku në një mesazh drejtuar presidentit të ri të SHBA-ve, Donald Trump, ka theksuar se ai duhet të tregojë kujdes për të varfërit dhe të udhëhiqet nga vlerat etike.
“Nën udhëheqjen tuaj, shpresojmë që Amerika do të vazhdojë të jetë e matur me të varfërit, të dëbuarit dhe ata në nevojë,” ka shkruar Papa, transmeton arbresh.info.
Në shkurt të vitit 2016 Trump e ka fyer rëndë kreun e kishës katolike, pasi ky i fundit kishte deklaruar se ndërtimi i mureve ‘nuk është veprim i krishterë’.
Komenti i Papës është bërë menjëherë pasi Donald Trump propozoi ndërtimin e murit në kufi me Meksikën.
Donald Trump, nuk ka hezituar ta quajë Papën ‘person politik’, ndërsa përgjigjja e Papës ndaj këtij komenti ishte e thjeshtë: ‘Ai (Trump) duket të jetë djalë i mirë’./Arbresh.info
Lushaku-Sadriu: Albin Kurti deshti me e përmbys rendin kusht...
PDK mbledh urgjentisht degët, thotë se po mobilizohet për mb...
Njohësi i politikës, Lulzim Peci: Qëllimi i LVV-së i tejduks...
Arsenali ka në “radar” tre yjet e Suprligës turk...
Çitaku: PDK nuk nënshtrohet
Publikohen pamjet e mbërritjes zyrtare të mbretit Charles në...