Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Hashim Thaçi është duke marrë pjesë në konferencën “Konventa për Integrime Europiane”, e cila organizohet nga Ministria e Jashtme dhe Ministria për Integrime Europiane e Shqipërisë, në partneritet me Slovak Foriegn Policy Association.
Sipas burimeve të lajmi.net, Thaçi është takuar me homologun e tij sllovak, Mirosllav Llajçak, pak para konferencës për ministrat e jashtëm.
“Thaçi dhe Llajçak kanë negociuar për njohjen e Kosovës nga Sllovakia”, ka deklaruar ky burim, pasi që takimi i lartpërmendur është mbajtur larg mediave.
Duke e kuptuar integrimin në BE jo thjesht si një agjendë institucionale, por si një projekt ambicioz zhvillimi i nxitur vazhdimisht nga shoqëria, roli i shoqërisë civile dhe qytetarëve të angazhuar aktivisht është kyç për promovimin e vlerave europiane dhe rritjen e ndërgjegjësimit të opinionit publik për ndikimin dhe përfitimet që sjell anëtarësimi i Shqipërisë në BE, thuhet në njoftimin pë mbajtjen e kësaj konvente.
Ndërsa një intervistë për të përditshmen izraelite, Yedioth Ahronoth, zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme tëRepublikës së Kosovës, Hashim Thaçi, është përqendruar në luftën kundër terrorizmit dhe në çështjen e njohjes së Kosovës nga Izraeli.
“Ne mbetemi të përkushtuar në luftën e pa kompromis kundër terrorizmit ndërkombëtar. Ne kemi miratuar një ligj që e ndalon pjesëmarren e kosovarëve në luftëra të huaja”, ka thënë Thaçi.
Kjo është 19 vjeçarja që humbi jetën sot në vetaksident në P...
Pas ceremonisë së përurimit, Papa Leoni XIV do të zhvillojë ...
Gjesti zbulon planet për këngë të reja dhe flet për marrëdhë...
Kurti bëri homazhe te varri i Xhevdet Lecit në 26 vjetorin e...
Tragjike në Shqipëri, shembet muri dhe zë poshtë 4-vjeçaren ...
Begaj në Vatikan, në krye të delegacionit shqiptar për cerem...