Fëmijët janë grupi më i prekur nga infeksionet e veshit, dhe nga tre prekje të gripit apo ftohjes, dy prej tyre shkaktojnë edhe infeksione veshi.
Pse ndodh kjo aq shpesh te fëmijët? Arsyeja kryesore është se sistemi i tyre imunitar nuk është mjaft i fortë dhe rezistues si tek të rriturit, ndërsa lëngu nga veshët nuk lirohet aq lehtë dhe shpesh si tek të rriturit.
Veshi i notarit
Vizitoni mjekun
Mënyra e vetme që në mënyrë të sigurt ta kontrolloni nëse fëmija vuan nga ndonjë infeksion i veshit është duke shkuar tek mjeku, i cili me një otoskop do ta ekzaminojë brendinë e veshit. Otoskopi është një llambë e vogël me një thjerrëz të cilën mjeku e vendos në vesh. Veshi i shëndoshë do ta ketë një ngjyrë rozë, ndërsa infeksioni do të shkaktojë skuqje dhe ënjtje të veshit.
Ndërtimi i veshit
Tubi Eustahian lidh veshin e mesëm me fytin. Ai mban një ekuilibër të presionit të ajrit dhe lëngut në vesh. Ftohja, gripi, dhe alergjitë mund ta irritojnë tubin Eustahian, duke shkaktuar ënjtjen e tij.
Nëse tubi Eustahian është i bllokuar, vjen deri tek grumbullimi i lëngjeve në veshin e mesëm. Ky është një mjedis i përsosur për rritjen e baktereve dhe viruseve që shkaktojnë infeksionet.
Çarja e timpanit të veshit
Nëse presioni i ajrit është shumë i madh apo ka lëng në veshin e mesëm, kjo mund të shkaktojë që timpani i veshit të çahet. Nëse kjo ndodh, do ta vëreni një lëng të verdhë, kafe apo të bardhë i cili rrjedh nga veshi. Edhe pse kjo tingëllon e frikshme, timpani i veshit do të shërohet brenda disa javësh, dhe me dëgjimin e fëmijës tuaj gjithçka duhet të jetë në rregull. Lajmi i mirë është se dhimbja sigurisht do të zhduket sepse me plasaritjen e timpanit do të lirohet lëngu dhe do të rregullohet presioni i ajrit.
Simptomat e infeksionit të veshit
Simptoma e parë paralajmërues është dhimbja e veshit. Fëmija mund ta shmangë shtrirjen në anën ku i dhemb veshi, dhe ndoshta do të ketë gjumë të vështirësuar. Simptomat e tjera janë:
• Dëgjimi i dobësuar
• Temperatura
• Rrjedhja e lëngut nga veshi
• Marramendjet
• Hunda e zënë
Komplikimet
Nëse infeksioni i veshit kthehet vazhdimisht, rritet rreziku i humbjes së dëgjimit, problemet me të folur dhe meningjiti. Nëse fëmija juaj ka vuajtur vazhdimisht nga infeksioni i veshit, gjithsesi është mirë që ta kontrolloni dëgjimin e tij.
A funksionon vërtet vitamina C për trajtimin e ftohjeve?
Imzot Arjan Dodaj: Të ecim me gëzim dhe shpresë përballë çdo...
Përfundon stinori vjeshtor në Shqipëri, Egnatia në krye të t...
Përmirësohet cilësia e ajrit në Prishtinë
Një i vdekur dhe 10 të plagosur nga një sulm rus
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim