Të pushohesh nga puna për një sanduiç

23:38 | 17 Janar 2017
Trina Galanxhi

Një stjuardesë e linjës EasyJet u pushua nga puna pasi hëngri një sanduiç me vlerë 4.50 paund që iu ofrua nga shefi i saj gjatë udhëtimit.

Shannon Gleeson e hëngri sanduiçin, sepse nuk kishte gjetur ushqim tjetër për të ngrënë për shkak të alergjisë që kishte nga arrat kur po punonte jashtë shtetit për herë të parë.

Por ajo u pushua nga kompania për sjellje të pahijshme dhe vjedhje pasi nuk e pyeti shefin nëse ushqimi që hëngri ishte paguar apo jo.

Kompania deklaroi se ajo u pushua, sepse theu rregullat e kompanisë duke mos kërkuar faturë.

22-vjeçarja, e cila ishte e punësuar nga kompania prej 3 vitesh, thotë se ajo nuk është hajdute, edhe pse u trajtua si e tillë.

Ajo kërkoi falje për incidentin dhe kërkoi të paguante shumën prej 4.50 paund për sanduiçin.

Shpërndaje në rrjete sociale