Dy familje skamnore të komunitetit rom, që deri para dy ditësh kanë jetuar në kushte jonjerëzore në objektin e ish- hotelit “Karagaçi” në Pejë, janë zhvendosur nga komuna e policia dhe janë strehuar në një objekt në fshatin Zahaq të Pejës
Njëra familje është nga Peja. Dy prindër me 4 fëmijë, kurse tjetra nga Gjakova, me 4 të rritur dhe 3 fëmijë.
Të dyja familjet, sipas drejtorit të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale të Pejës, Petrit Loci, janë strehuar në ish- objektin e Zyrës së vendit në fshatin Zahaq.
“Secila prej këtyre familjeve tashti i ka nga dy dhoma me kushte të mira, kanë siguri dhe për ngrohje u kemi siguruar stufa dhe dru”, thotë Loci.
“Nuk është kompetencë e tij“, Pacolli tregon për raportet e ...
Pacolli akuza të forta për Valon Llukën: Më ka vjedhur 5 mil...
“Për gjykatat tuaja do bëhet film”, Pacolli: Me dhunë na ndë...
Konjufca: Mërgata në Amerikë nyja që lidh Kosovën me SHBA-në
Llapi me reagim zyrtar, ankohet në referim pas humbjes nga D...
Pacolli: Do të shkoj në Arbitrazh ndërkombëtar për Aeroporti...