Me kërkesë të deputetit të Parlamentit të Shqipërisë, Namik Dokle, dhe banorëve të fshatrave Borje dhe Shishtavec të Kukësit, ministri i Infrastrukturës në Qeverinë e Kosovës, Lutfi Zharku, dhe ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, angazhuan ekipe nga Kosova për hapjen e rrugëve nga drejtimi i Prizrenit në drejtim të këtyre fshatrave të Kukësit.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i deputetit shqiptar dhe banorëve të zonës duke i falënderuar për kontributin që kanë dhënë ambasadori Minxhozi dhe ministri Zharku.
“Përzemërsisht u jam mirënjohës ambasadorit tonë në Kosovë, Qemal Minxhozi, ministrit të infrastrukturës në Republikën e Kosovës, Lutfi Zharku dhe bashkëpunëtorëve të tij! Sapo i njoftuam që bora e madhe kishte bllokuar fshatrat Borje dhe Shishtavec dhe se zhbllokimi nga drejtimi i Kukësit do të vonohej shumë, morën masa të menjëhershme, angazhuan njerëzit, shkuan edhe vetë dhe sot Shishtaveci dhe Borja e kanë të hapur rrugën drejt Prizrenit e prej andej për në Kukës, Tirane e kudo, ku njerëzit mund të kenë nevojë”, shkruan në profilin e tij në rrjetin social, deputeti Parlamentit të Shqipërisë, Namik Dokle.
Ndërsa, edhe në Kosovë, sipas MI-së, qarkullimi i automjeteve në të gjitha rrugët nacionale dhe rajonale në tërë vendin vazhdon të zhvillohet me lehtësi.

“Nuk është kompetencë e tij“, Pacolli tregon për raportet e ...
Pacolli akuza të forta për Valon Llukën: Më ka vjedhur 5 mil...
“Për gjykatat tuaja do bëhet film”, Pacolli: Me dhunë na ndë...
Konjufca: Mërgata në Amerikë nyja që lidh Kosovën me SHBA-në
Llapi me reagim zyrtar, ankohet në referim pas humbjes nga D...
Pacolli: Do të shkoj në Arbitrazh ndërkombëtar për Aeroporti...