Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta ka pasur një bisedë telefonike me ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, pas vendimit të gjykatës në Francë për ta liruar me kusht liderin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Sipas zyrës së shtypit pranë Kuvendit, Haradinaj e falënderoi kryetarin e Lëvizjes Socialiste për Integrim për solidaritetin dhe mbështetjen e treguar.
Nga ana e tij, edhe Kryetari i Kuvendit Meta i shprehu mbështetjen në vazhdim.
Një ditë më parë në Tiranë të rinj të Lëvizjes Rinore për Integrim së bashku me forume të partive të tjera politike protestuan paqësisht para ambasadës franceze në kryeqytetin shqiptar për të kërkuar lirimin e Haradinajt dhe rikthimin e tij në Kosovë.
“Mirësi për të gjithë njerëzimin”, presidenti turk uron muaj...
Warren Buffett bën lëvizje surprizuese, blen 5 milionë dolla...
Aksident me fatalitet në Mitrovicë, vdes një 31-vjeçar
Bodo/Glimt ‘befason’ Interin në sfidën e parë të...
KEK-u dhe Komuna e Obiliqit nënshkruajnë memorandum bashkëpu...
Britania po heton nëse Epsteini ka përdorur aeroportet e Lon...