Njerëzit e varur nga nikotina e kanë shumë të ‘vështirë’ të kalojnë nëpër rrugët e Stokholmit dhe të mos vihen re.
Suedia ka vendosur që t’ju kujtoj atyre se duhani është i dëmshëm për shëndetin edhe përmes reklamave, të cilat ‘kolliten’ sa herë dikush që konsumon duhan kalon andej pari, transmeton arbresh.info.
Reklamat bardh e zi duken shumë të zakonshme deri në momentin kur pranë u kalon dikush që pin duhan.
Në videon e më poshtme mund të shikoni reagimin e njerëzve kur shohin që reklamat fillojnë e ‘kolliten’ nga duhani. Disa e kanë marrë si formë dëfryese, ndërsa disa tjerë kanë ngelur të habitur.
Edhe pse reklamat konsiderohen të jenë vendosur në një zonë ‘ku pihet shumë duhan’, Suedia vazhdon të mbajë normën më të ulët të duhanpirësve nga të gjitha shtetet anëtarë të Evropës. Sipas një raporti të Këshillit Evropian të vitit 2012 vetëm 13% e sudezëve janë duhanpirës./Arbresh.info
Moldavia dënon tre persona për planifikim të trazirave pas t...
James Rodriguez transferohet në MLS
E shtune pranverore me temperatura deri në 12 gradë Celsius
Spiropali: Integrimi Europian i Shqipërisë, interes strategj...
Alba kërkon të mbulohet në “Big Brother”
Për aknet hormonale, provoni këtë çaj