Sot janë bërë 18 vjet nga vrasja e publicistit dhe anëtarit të LDK-së Enver Maloku, i cili ishte edhe njeri shumë i afërt me ish-presidentin e ndjerë Ibrahim Rugova .Kryeministri Isa Mustafa dhe anëtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë bërë homazhe sot para lapidarit të Enver Malokut që është ngritur në vendin e vrasjes në lagjen “Bregu i Diellit.
Duke lartësuar figurën e Enver Malokut, kryeministri Mustafa tha se do të punohet për ta zbardhur vrasjen e Enver Malokut dhe fajtorët të sillen para drejtësisë.
‘’Sot jemi këtu me veprimtarët e LDK-së, me familjen e Enver Malokut, me bashkëveprimtarët e tij, të cilët bënë homazhe për të përkujtuar veprën e tij shumë të madhe. Një veprimtar shumë i lartë i Lidhjes Demokratike të Kosovës, bashkëpunëtor i Ibrahim Rugovës , njeri i cili në errësirën më të madhe të informimit, depërtoi dhe dha kontributin e vet shumë të rëndësishëm për qytetarët e Kosovës, për popullin e Kosovës. Ne mendojmë se ai është një prej figurave shumë të rëndësishme të shqiptarëve në Kosovë dhe jo vetëm të LDK-së, sepse kontribuoi edhe për çlirimin dhe pavarësinë e vendit. Po ashtu për ata që nuk e deshën këtë liri dhe pavarësi e vranë atë dhe është detyrë e jona që Enver Malokun, për gjithë veprimtarët e LDK-së dhe për të gjithë ata që pësuan nga dora e dikujt ,të përgjigjen para ligjit për këto vepra të zeza që i bënë Kosovës’’ tha Mustafa.
Enver Maloku ishte udhëheqës i Qendrës për Informim në Kosovë, e cila gjatë viteve nëntëdhjeta shërbente si Agjenci Kombëtare e Lajmeve. Ai u vra më 11 janar të vitit 1999, në kohë lufte, teksa po kthehej në banesën e tij në Prishtinë, nga persona ende të panjohur për drejtësinë kosovare.
“Mirësi për të gjithë njerëzimin”, presidenti turk uron muaj...
Warren Buffett bën lëvizje surprizuese, blen 5 milionë dolla...
Aksident me fatalitet në Mitrovicë, vdes një 31-vjeçar
KEK-u dhe Komuna e Obiliqit nënshkruajnë memorandum bashkëpu...
Britania po heton nëse Epsteini ka përdorur aeroportet e Lon...
Rritet numri i vizitorëve të huaj në Shqipëri, kryesojnë ita...