Janё tё shumta herёt qё krahasojmё konsumimin e bukёs me rritjen nё peshё.
Por duhet tё bёhet e qartё njёherё e pёrgjithmonё se pesha varet nga konsumi total i kalorive brenda ditёs dhe jo vetёm i njё pёrbёrёsi.
Nuk ekzistojnё ushqime qё të shёndoshin dhe ushqime qё dobёsojnё. Njё dietё e balancuar, mbёshtetet nё tё gjitha grupet e ushqimit dhe ka si karakteristikё masёn dhe shumёllojshmёrinё. Kёtu duhet theksuar se buka, ashtu si edhe drithёrat gjenden nё bazёn e piramidёs ushqimore, ç’ka do tё thotё se duhet tё konsumohen nё pёrditshmёri.
Konsumimi i bukёs ёshtё njё nga zgjedhjet mё tё shёndetshme dhe vlerat ushqyese qё pёrmban sjellin shumё tё mira nё organizёm:
Fibrat, thelbësore për tretje të mirë dhe funksionin e zorrëve.
Amidoni, burimi i energjisë trupit.
Vitaminat e grupit B (B1 dhe B2), të cilat kontribuojnë në gjendje të mirë të sistemit nervor dhe metabolizmit.
Duhet tё dini se konsumimi i saktё i bukёs nuk shёndosh. Buka e zezё ёshtё ajo qё sugjerohet nё çdo program diete, por e vёrteta ёshtё qё ajo ka pothuajse tё njёjtat kalori me bukёn e bardhё. Çdo fetё 30 gram pёrmban rreth 70-80 kalori.
Sasia qё secili duhet tё konsumojё nё pёrditshmёri varet nga kaloritё e nevojshme tё trupit dhe programin ditor. Me afёrsi mund tё thuhet se njё konsumim i balancuar, kёrkon 4-5 feta nё ditё.
Breshëri plumbash në mesnatë: Sulmohet autosalloni në magjis...
Sulmi në darkën e Shtëpisë së Bardhë: I dyshuari thotë se sy...
45 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, afro 1 mijë e 900 ...
Netanyahu i tronditur nga sulmi ndaj Trumpit
Darka e Presidentit Trump me gazetarët, autori qëlloi ndaj n...
Kreu sulm me armë ku ndodhej Donald Trump/ Autori, mësues dh...