Ish-kryeministri Sali Berisha përmes një status në profilin e tij në ‘Facebook’ ka denoncuar atë që ai e quan ‘fshehje të ngjarjeve nga çunat e krimit’.
Duke postuar dy mesazhe që, Berisha thotë se i kanë ardhur nga qytetarët, denoncohet fshehja e dy ngjarjeve të ndodhur në Shkodër, dhe në Fier nga policia.
Statusi i plotë i Berishës:
Qytetaret digitale denoncojne:
Fshehjen nga cunat e krimit te: -aksidenteve automobilistike ne Shkoder dhe tek ura e Matit si dhe -djegien e magazinave ne Strume te Fierit!
Fshehja dhe jo transparenca eshte ligji i mafies Rama-Saje qorri! sb
“Pershendetje,jam nje banore e nje fshati ne rrethin e Fierit,Strum,doja tju lajmeroja per nje rast flagrant qe ka ndodhur ne fshatin tim para 5 ditesh,ku nje magazine ambalazhimi u perfshi nga flaket,dhe pervece qe policia dhe zjarrfikesja ate nate mberriten ne vendngjarje rreth 2ore me vonese,por policia ka 3dite qe njofton se do te jete e pranishme ne vendin e ngjarjes per te kryer te gjitha procedurat e nevojshme,por pa rezultat,per qellim ka vetem te fshehe ngjarjen e ndodhur. Ju faleminderit”
“Persh z.berisha. …sot nga ora 11 ne uren e matit qe shkon per shkoder ka ndodhur nje aksident ku ja perplasur kater makina dy prej te cilave ishin shkaterruar plotesisht.sa jane te plagosur kjo nuk dihet por si ka mundesi qe asnje media spo jep ket lajm. …ju persh”
Skuadre belge ofertë për Zenelin, Elfsborg e vlerëson më shu...
Nigeri, 28 udhëtarë myslimanë rrëmbehen nga persona të armat...
Arsenal kalon në gjysmëfinale të Carabao Cup, eliminon Cryst...
Arrestohet 14-vjeçari shqiptar në Greqi, mbante thikë në amb...
Pavarësisht kundërshtimit të Perëndimit, Serbia zgjat marrëv...
Policia arreston dy të dyshuar për kontrabandim me migrantë