Komandanti i Forcës së Sigurisë të Kosovës(FSK), gjenerallejtënant Rrahman Rama ka pritur shefin e Komandës amerikane për operacione speciale në Evropë, Mark Shchwartz.
Me këtë rast Rama e njoftoi gjeneralin Shchwarc, me zhvillimin dhe të arriturat e FSK-së, operacionet, trajnimet, shkollimet si dhe përgatitjet që janë bërë dhe po bëhen në transformimin e FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës.
Gjithashtu, Rama i paraqiti gjeneralit amerikan nevojën që Komanda Amerikane për Operacione Speciale në Evropë, ta mbështes FSK-së në zhvillimin dhe avancimin e kapaciteteve aktuale të FSK-së e gjithashtu edhe të kapaciteteve të mbrojtjes për Forcën e Armatosur të Kosovës.
Shchwartz shprehu gatishmërinë që FSK-në, ta mbështesë me trajnime dhe shkollime për kapacitetet aktuale, që FSK-ja ka aktualisht sipas misionit; si fusha e kërkim-shpëtimit, etj., si dhe u shpreh se do të analizohen mundësitë dhe do të identifikohen fushat e mbështetjes edhe për të ardhmen.
Më pas, Komandant Rama dhe gjeneralin Shchwartz vizituan Regjimentin e Mbrojtjes Civile(RMC), të FSK-së në kazermën ,,Evropianët e rinj’’ në Pomozatin.
Trump quajti Papën “të dobët”, Irani: Udhëheqja e Papa Leoni...
Belgjika dhe Spanja japin 2 miliardë euro ndihmë për Ukrainë...
Sot Dita e të mbijetuarve të dhunës seksuale të luftës së Ko...
Sot mbahet seancë solemne në Kuvend për të mbijetuarit e dhu...
Mot i ndryshueshëm të martën: diell, reshje lokale dhe tempe...
“Nuk është kompetencë e tij“, Pacolli tregon për raportet e ...