13 persona janë lënduar pasi është kapluar nga zjarri kati i parë i një ndërtese pesë katëshe në Pejë, bën të ditur Policia e Kosovës.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:55 në rrugën “Vëllezërit Gërvalla”, ndërsa ende nuk dihen shkaqet, transmeton Koha.net.
Njësit përkatëse policore dhe zjarrfikësit kanë dal në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur evakuimin e të gjithë banorëve, thuhet më tutje në komunikatë.
“Përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar trembëdhjetë persona, pesë prej tyre zyrtarë policore gjatë kryerjes së detyrës zyrtare. Të gjithë të lënduarit kanë pranuar trajtim mjekësor”, thotë PK.
Zjarri është lokalizuar ndërsa vlera e dëmit nuk është përcaktuar. Njësit përkatëse policore janë duke hetuar rastin.
Arrestohet një serb në veri për krime lufte në Kosovë
Kurti: Nga dhimbja e popullit tonë po lind një forcë që ndih...
Zjarr i madh në një ndërtesë në Tiranë
“Shqipëria do të bëhet”/ Rama citon Ismail Qemalin dhe Fan N...
Hamza: Drejtësia për të mbijetuarit e dhunës seksuale është ...
Vashat dardane fitojnë edhe ndaj Bullgarisë, vazhdojnë kryes...