Një zyrtar i konsullatës së Shteteve të Bashkuara u plagos me armë dje në qytetin Guadalajara, të Meksikës, dhe autoritetet vendase janë duke u përpjekur të identifikojnë autorin.
Sipas një deklarate të prokurorisë së përgjithshme të Meksikës, gjendja shëndetësore e zyrtarit të plagosur është stabilizuar.
Një video e publikuar në Facebook nga konsullata amerikane tregon autorin duke pritur jashtë një garazhi përpara se të hapte zjarr ndaj makinës së zyrtarit.
Autori gjithashtu e kishte ndjekur zyrtarin, por pati pritur momentin kur ai të dilte me makinë nga garazhi.
Me sa duket, sulmuesi ka synuar ta vrasë duke qëlluar me armë drejt xhamit të përparmë të makinës.
Nuk dihet ende motivi i sulmit dhe ambasada amerikane nuk ka pranuar të identifikojë zyrtarin e plagosur.
Në video duket një burrë i veshur me këmishë blu dhe me syze dielli, por nuk janë bërë të ditura detaje të mëtejshme për sulmuesin.
FBI-ja ka njoftuar një shpërblim prej 20 mijë dollarësh për të dhëna që mund të ndihmojnë në kapjen e të dyshuarit.
Trump thotë se incidenti me të shtëna në Uashington s’do ta ...
Grenell: Trump ishte cak i një sulmi vrasës, e megjithatë më...
Osmani solidarizohet me Trump dhe Zonjën e Parë: Sulm qyqar,...
Sulmi i armatosur, Trump publikon pamjet e kamerave të sigur...
Rama dënon sulmin e armatosur në eventin ku ndodhej Trump: G...
“Kujdes me këto postimet”, Elijona dhe Klodi vaz...