Një aktor boshnjak i cili e fitoi çmimin Silver Bear në festivalin e filmit në Berlin në vitin 2013, ka thënë se e ka shitur trofeun për të ushqyer familjen e tij.
Nazif Mujit, 47 vjeç, kur e fitoi çmimin për filmin ‘An Episode in the Life of an Iron Picker’ u vlersua lart nga të gjithë në Bosnje, transmeton arbresh.info.
Filmi tregon historinë e vërtetë të luftës së Mujic gjatë një trajtimi mjekësor për gruan e tij e cila kishte pësuar abort.
Por, sipas tij në Bosnje sukseki nuk kthehet në pasuri, i cili deri me tani ka mbledhur hekurishte për më pas se një euro në ditë, ndërsa tani është detyruar të shesë edhe trofeun e tij.
“Së pari e kam shitur makinën, pastaj disa sende personale dhe tani ka ardh rradha e trofeut”, ka thënë ai.
Ai tha se vendimi për të shitur trofeun ishte shumë i vështirë, por ka theksuar se fëmijët e tij kanë tri ditë pa ngrënë.
Në fund të dhjetorit ka e vendosur trofeun për shitje në internet, duke kërkuar 5,000 euro për në. Megjithatë, ai ka arritur ta shesë trofeun për 4 mijë euro./Arbresh.info
Aksident i rëndë trafiku në Lipjan, katër persona të lënduar
Palestinezët votojnë sot në zgjedhjet e para që nga lufta në...
Deputetja britanike reagon pas dënimeve për Banjskën: Radha ...
Mbappe rrezikon të humbasë Kupën e Botës?
Në prag të sezonit turistik, Rama ndan pamjet: Pastrim masiv...
Pakistani përgatitet për bisedime paqeje ShBA-Iran