Kamioni i cili u përdor për sulm terrorist në një treg në Berlin, ku humbën jetën 12 persona, mund të ekspozohet në një muze gjerman.
Shtëpia e Historisë (Haus der Geschichte) në Bon, Gjermani, është duke shqyrtuar mundësinë për të përdorur kamionin në një koleksion historik që lidhet me terrorizmin, transmeton arbresh.info.
Militanti i Shtetit Islamik, Anis Amri, hyri me kamion në një treg të Krishtlindjeve në Berlin, duke lënë të vdekur 12 persona dhe duke plagosur 48 të tjerë.
Sulmuesi tunizian u qellua për vdekje në Milano, pasi kishte arritur të largohej nga Gjermania vetëm 4 ditë pas masakrakës.
Hans Walter Hutter, president i fondacionit për Haus der Geschichte, ka thënë: “Është shumë herët për të dhënë një përgjigje përfundimtare.”
Ai shtoi se për të marrë vendimin e duhur, duhet të kalojë pak kohë pas sulmit të tmerrshëm në Berlin, sulm i cili tronditi Gjermaninë./Arbresh.info
Paralajmërim për diabetin, simptoma të pazakonta mund të shf...
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
OBSH: Përhapja e shpejtë e epidemisë së fruthit në Banglades...
Deklarata e Gecit, Musliu: Gjuha e tillë s’guxon të bëhet st...
Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërr...