Mënyra e jetesës ka një rëndësi të madhe për shëndetin. Përveç ushtrimeve dhe dietave, që ndikojnë në përmisimin e shëndetit, janë disa zakone që në fakt dëmtojnë rëndë shëndetin.
Arbresh.info ju sjell disa nga këto zakone që ndikojnë në shëndetin tuaj.
Përdorimi i sfungjerit

Ju shpesh mendoni se përdorimi i sfungjerit bën një pastrin të duhur të trupit. Në realitet, ajo janë një burim i madh i bakterieve. Uji i ngrohtë që ndihmon në rritjen e bakterieve, vetëm sa i përhap ato kur përdorni sfungjer. Sigurohuni të pastroni mirë sfungjerin para dushit të ardhshëm.
Kuletat

Sa shumë nga ju përdorni kuleta të vogla? Nuk ka rëndësi se cilës gjini i përkisni, sepse pothujase të gjithë i përdorim ato. Shkencëtarët gjermanë kanë gjetur se në një kuletë jetojnë rreth 10 mijë bakterie të ndryshme.
Përdorimi i celularit në tualet

Kjo është e njëjta gjë sikur të lexosh gazetën, apo jo? Gabimi më i madh është që në tualet të përdorim celularin, sepse në këtë mënyrë ai mbushet me bakterie. Nëse vetëm e keni këtë zakon, do të bëni mirë që sa herë ta përdorni telefonin në tualet ta pastroni mirë më pas.
Peshqiri në dysheme

Kurrë mos e vendosni peshqirin e lagur në dysheme. Një gjest i tillë rrit dhe përhap bakteriet nëpër të gjithë shtëpinë. Bëni kujdes, përdorni peshqir të thatë./Arbresh.info
Gjykata i jep të drejtë ushtarakes së FSK-së, Ministria e Mb...
Tragjedia e familjes shqiptare në Itali, ambulanca u vonua p...
Goditi një këmbësor në Fushë Kosovë, arrestohet e dyshuara
Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes, Policia e Ferizajt shqi...
Arrestohet djali i cili dyshohet se tentoi të vras babain me...
Milano 2026, një olimpiadë që bën thirrje për paqe në një bo...